Ndërlidhjet

John Kerry nis turneun në Lindjen e Mesme


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, nis sot turneun në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut.

Arabia Saudite, Izraeli, Jordania dhe Maroku janë në mesin e shteteve ku do të ndalojë Kerry.

Edhe pse nuk është në agjendën zyrtare, ka raporte se ai mund të vizitojë edhe Egjiptin, me të cilin SHBA-ja ka tendosur marrëdhëniet, prejse ushtria ka përmbysur presidentin islamik, Mohammed Morsi.

Turneu i Kerryt do të zgjasë deri më 12 nëntor.
XS
SM
MD
LG