Ndërlidhjet

OSBE: Asnjë problem në veri


Logo e OSBE-së

Logo e OSBE-së

Zëdhënësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Nikolla Gaon, ka thënë se në veri të Kosovës janë hapur të gjitha vendvotimet, pos njërit.

Ai ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë problem apo incident.

“Nga 94 vendvotime, 93 janë hapur. Vetëm një nuk është hapur, pasi atje nuk janë shfaqur anëtarët e komisionit. Zëvendësimi i tyre është në rrugë e sipër”, ka thënë Gaon për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

OSBE po lehtëson zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG