Ndërlidhjet

Kerry arrin në Kajro


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Kajro.

Kjo është vizita e tij e parë në Egjipt, prejse ushtria e këtij vendi ka rrëzuar presidentin islamik, Mohamed Morsi.

Udhëtimi i tij ndodh një ditë para se Morsi të dalë para gjyqit, nën akuzat se ka nxitur vrasjen e protestuesve jashtë pallatit presidencial, në dhjetor të vitit 2012.

Pak muaj më parë, Uashingtoni ka ngrirë pjesë të ndihmës së tij vjetore për Egjiptin, për shkak të mungesës së përparimit demokratik dhe dhunës kundër mbështetësve të Morsit, që nga përmbysja e t ij në muajin korrik.

Departamenti amerikan i Shtetit ka refuzuar të konfirmojë vizitën e Kerryt në Kajro, derisa ai ka ateruar në këtë vend.

Turneu rajonal i Kerryt përfshin edhe Arabinë Saudite, Izraelin, Jordaninë dhe Algjerinë.
XS
SM
MD
LG