Ndërlidhjet

Vrasja e Mehsudit: Pakistani shqyrton përgjigjen ndaj SHBA-së


Hakimullah Mehsud

Hakimullah Mehsud

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, do të mbledhë urgjentisht kabinetin, për të shqyrtuar përgjigjen ndaj sulmit të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara, i cili ka vrarë udhëheqësin taliban, Hakimullah Mehsud.

Pakistani ka akuzuar SHBA-në se ka shkelur sovranitetin e tij.

Ai po ashtu ka thënë se sulmi ndaj Mehsudit ka shkatërruar përpjekjet e paqes me talibanët.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se bisedimet me militantët janë çështje e brendshme e Pakistanit.

Deklarata e Uashingtonit këmbëngul se Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara “kanë interes të përbashkët strategjik, për t’i dhënë fund dhunës ekstremiste”.

Mehsud është vrarë të premten në rajonin e Vaziristanit Verior.
XS
SM
MD
LG