Ndërlidhjet

Khamenei, jo optimist për bisedimet rreth programit nuklear


Ilustrim/Flamuri iranian
Ilustrim/Flamuri iranian
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e ka shprehur mbështetjen e tij për bisedimet rreth programit nuklear të Iranit, dhe ka tërhequr vërejtjen për mos nënvlerësimin e diplomatëve që janë të angazhuar në negociata.

Khamenei është cituar të ketë thënë se ekipi negociues i Iranit, “është në një mision të vështirë dhe askush nuk duhet të provojë t’i dobësojë ata që janë në detyrë”.

Khamenei ka thënë gjithashtu se nuk është “optimist” rreth bisedimeve, por ka shtuar se nuk do të ketë as “humbje” nga dështimi i tyre.

Pjesëtarë të linjës së fortë të Iranit i kanë akuzuar diplomatët për të qenit optimistë rreth bisedimeve dhe për mbajtjen sekret të detajeve të tyre.

Rrethi i radhës i bisedimeve është caktuar për 7 nëntor në Gjenevë.

Khamenei e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, përfshirë edhe programin nuklear iranian.
XS
SM
MD
LG