Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët me shef të përkohshëm


Hakimullah Mehsud

Hakimullah Mehsud

Talibanët pakistanezë kanë emëruar një shef të ri të përkohshëm, pas vdekjes së liderit të grupit militant, Hakimullah Mehsud, gjatë një sulmi të telekomanduar amerikan.

Një komandant talibanez i ka thënë Radios Mashaal, në kushte anonimiteti, se Asmatullah Shaheen Bhittani është emëruar shef i përkohshëm i grupit Tahreek-e-Taliban, të dielen.

Zëdhënësi ka thënë se një zëvëndësues i përhershëm për Mehsudin nuk është zgjedhur ende.

Mehsud u vra në Vaziristanin Verior të premten.

Pakistani e ka thirrur në bisedë informative ambasadorin amerikan për të protestuar kundër sulmit, duke thënë se ai e ka dëmtuar procesin e paqes në këtë vend.
XS
SM
MD
LG