Ndërlidhjet

Gjuriq: Zgjedhjet përcaktojnë të ardhmen e Serbisë në Kosovë


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq
Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se është tejet e rëndësishme që sa më shumë njerëz të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Sipas tij, ato janë rast për Serbinë që “të përcaktojë të ardhmen e saj në Kosovë”.

“Shansin duhet ta shfrytëzojmë – më të mirë nuk do të kemi. Nuk ka asnjë alterantivë të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe fitores së përfaqësuesve tanë”, ka deklaruar Gjuriq për agjencinë serbe Tanjug.

Ai ka thënë se të gjithë duhet ta dinë se mosdalja në zgjdhje do të thotë “mbështetje e drejtpërdrejtë për (kryeministrin e Kosovës) Hashim Thaçi” dhe për, siç është shprehur ai, “udhëheqësit separatistë në krahinë”.

“Fitorja në zgjedhje nënkupton shans për formimin e Asociacionit të komunave serbe, i cili do të jetë themeli i ekzistencës sonë të ardhshme në ‘krahinë’”, ka thënë Gjuriq.

Asociacioni parashihet me Marrëveshjen e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të dalë nga zgjedhjet lokale, që për herë të parë po të mbahen në gjithë territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG