Ndërlidhjet

Izraeli: Rrethojë e re sigurie në Bregun Perëndimor


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se dëshiron të ndërtojë një rrethojë sigurie përgjatë lumit të Jordanisë, që ndanë Bregun Perëndimor me Jordaninë, raportojnë mediet izraelite.

Ai planifikon të nisë punën rreth ndërtimit të rrethojes, menjëherë pasi punimet për ndërtimin e një rrethoje të ngjashme në kufi me Egjipitin, të kenë përfunduar.

Plani për ndërtimin e rrethojës vjen në kohën e mosmarrëveshjeve në mes të Netanyahut dhe liderëve palestinezë, rreth asaj se cila palë duhet të ketë kontrollën e sigurisë në Luginën e Jordanisë, raporton DPA.

Netanyahu insiston se Izraeli duhet të ketë prezencë ushtarake në Luginë, ashtuqë grupet armiqësore të mos kenë mundësi infiltrimi në Bregun Perëndimor, prej nga më pas mund të sulmojnë Izraelin.

Palestina e konsideron një gjë të tillë të papranueshme.

Izraeli tashmë veç ka një rrethojë kontraverse brenda dhe përgjatë pjesëve së saj të kufirit me Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG