Ndërlidhjet

Indonezi: Qindra të evakuuar si pasojë e vullkanit


Ilustrim
Ilustrim
Një vullkan në perëndim të Indonezisë ka shpërthyer dy herë gjatë ditës së sotme, duke detyruar më shumë se një mijë njerëz që të avakuohen nga shtëpitë e tyre, raporton AFP.

Vullkani në ishullin Sumatra shpërtheu për herë të parë në shtator që prej para tri vjetësh, duke detyruar mijëra persona të ikin nga shtëpitë e tyre.

Prej shtatorit, vullkani ka shpërthyer disa herë, kohë pas kohe.

Indonezia ka disa vullkanë aktivë.

Në gusht, pesë persona vdiqën si pasojë e një vullkani në një nga ishujt e këtij vendi.

Vullkani më aktiv i Indonezisë, Merapi, vrau më shumë se 350 njerëz, në një shpërthim të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG