Ndërlidhjet

Kerry: SHBA e gatshme të bashkëpunojë me Egjiptin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Kajro, në udhëtimin e tij të parë në Egjipt që nga koha e rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi.

Kerry tha të dielën se Uashingtoni është i përkushtuar që të punojë me udhëheqësit e përkohshëm të Egjiptit.

Ai iu ka bërë thirrje egjiptianëve të vazhdojnë “marshimin e tyre drejt demokracisë”.

Vizita e Kerryt vjen një ditë para se Morsi të përballet me gjykatën, në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vrasjen e protestuesve në protestat e dhjetorit 2012, jashtë pallatit presidencial të Egjiptit.

Kerry e ka dënuar dhunën në Egjipt që nga largimi i Morsit, por nuk ka bërë asnjë koment rreth Morsit.

Në lidhje me asistencën amerikane ndaj Egjiptit, Kerry ka thënë se mardhëniet ndërshtetërore nuk duhet të definohen nga asistenca financiare.

Uashingtoni ka bllokuar një pjesë nga rreth një miliard e gjysmë dollarë ndihma vjetore për Egjiptin, pas dhunës së ushtruar ndaj përkrahësve të Morsit dhe mungesës së reformave demokratike.
XS
SM
MD
LG