Ndërlidhjet

Vulin u bën thirrje serbëve të dalin në votime


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se me daljen deritanishme të serbëve në zgjedhjet lokale të Kosovës, mund të ndodhë që të zgjidhet një pushtet, të cilin serbët nuk e duan.

Vulin u ka bërë thirrje serbëve që sa më masovikisht të dalin në zgjedhjet e sotme komunale.

“Vërtet duhet t’i paralajmëroj të gjithë në pjesën veriore të Kosovës që të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh, sepse me këtë trend, do të zgjidhet një pushtet që serbët qartazi nuk e duan”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Kjo është hera e parë që zgjedhjet lokale, të cilat i organizon Prishtina, mbahen edhe në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG