Ndërlidhjet

Eklips i rrallë në Amerikë, Afrikë e Evropë


Ilustrim
Ilustrim
Një ekplis i rrallë diellor, që mundëson një pamje të diellit, pjesërisht ose plotësisht të bllokuar nga hëna, ka filluar.

Eklipsi është parë së pari në jug të Shteteve të Bashkuara, dhe po lëviz në drejtim të lindjes, raporton BBC.

Eklipsi pastaj do të lëvizë në drejtim të kontinentit afrikan, ndërsa një pjesë e tij do të mund të vërehet edhe në Amerikën Jugore dhe në Evropë.

Ekspertët tërheqin vërejtjen se askush nuk duhet të provojë ta shohë diellin me sy të lirë.

Një vrojtim i sigurtë i eklipsit mund të bëhet vetëm përmes syzeve speciale ose kamerave të dedikuara për qëllime të tilla.
XS
SM
MD
LG