Ndërlidhjet

Mijëra pjesëmarrës në funeralin e Mazowiecki-t


 Tadeusz Mazowiecki, Varshavë, 1989

Tadeusz Mazowiecki, Varshavë, 1989

Mijëra polakë janë mbledhur sot në Varshavë, së bashku me liderë të shumtë evropianë, për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Tedeusz Mazowiecki, kryeministrin e parë të periudhës post-komuniste në ish-bllokun sovjetik.

Një aktivist prodemokratik dhe shkrimtar i njohur, Mazowiecki, ishte këshillëtar i Lech Walesas, liderit të Lëvzijes së Solidaritetit, e cila rrëzoi regjimin komunist në Poloni, në vitin 1989.

Mazowiecki vdiq në Varshavë, të hënën, në moshën 86 vjeçare.

Mazowiecki ksihte shërbyer edhe si i dërguar i OKB-së në Bosnje.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo detyrë në vitin 1995, në shenjë proteste me atë çfarë ai e kishte konsideruar paaftësi botërore për përballjen me dhunën dhe krimet në këtë vend.
XS
SM
MD
LG