Ndërlidhjet

Shtatë vepra penale dhe 18 persona të shoqëruar në polici


Përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani hetuesit policor nga të gjitha drejtoritë rajonale kanë iniciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe 18 persona janë shoqëruar në polici.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë se kryesisht këto raste janë të natyrave të lehta dhe po hetohen nën autorizimin e prokurorit përkatës.

“Mund të them që deri më tani, që nga fillimi i operacionit të policisë nuk është raportuar për ndonjë incident serioz, që mund të pengonte procesin zgjedhor. Deri më tani hetues policor nga të gjitha drejtoritë rajonale në konsultim dhe me autorizim të prokurorëve përkatës, kanë inciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe janë shoqëruar 18 persona për raste të ndryshme”, thekson ai.

Numri më i madh i këtyre incidenteve ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, në komunën e Podujevës, Lipjan, Drenas dhe një rast në rast në komunën e Istogut.
Kryesisht rastet që janë proceduar në gjykatë sipas Brahim Sadiut kanë të bëjnë pengim në procesin zgjedhor si dhe presion për të votuar për ndonjë subjekt të caktuar politik.
XS
SM
MD
LG