Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Të burgosurit politikë hyjnë në grevë


Abdolfattah Soltani

Abdolfattah Soltani

Katër të burgosur politikë në Iran, përfshirë avokatin e njohur të të drejtave të njeriut, Abdolfattah Soltani, kanë hyrë në grevë urie në shenjë proteste me kushtet e burgut.

E bija e Soltanit, Maede, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se të burgosurit e kanë nisur grevën në ditëlindjen e gjashtëdhjetë të Soltanit, më 2 nëntor, për të protestuar kundër mungesës së kujdesit shëndetësor për disidentët e burgut famëkeq Evin dhe shumë burgjeve të tjera në Iran.

Soltani është bashkëthemelues i Qëndrës për Mbrojtësit e të Drejtat e Njeriut me nobelisten Shirin Ebadi.

Soltani ishte arrestuar në vitin 2011.

Ai është dënuar me 13 vjet burgim për akuza të ndryshme, përfshirë akuzat për themelimin e qendrës dhe propagandë kundër shtetit.

Në vitin 2009, ai kishte marrë Çmimin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut të Nuremebergut, i cili ka edhe një vlerë monetare prej 15,000 eurove.

Ai akuzohet edhe për marrje të parave “jolegjitime”, si referencë për paratë e fituara në kuadër të këtij çmimi.
XS
SM
MD
LG