Ndërlidhjet

KQZ: Pjesëmarrja më e ulët në veri


Logo e KQZ-së

Logo e KQZ-së

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri në orën 15, pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë në veri.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjevenë Kosovë, Nenad Rikalo, i ka thënë agjencisë Beta se dalja në Zveçan ka qenë 7.39 për qind, në Leposaviq 12.52 për qind, në Zubin Potok 13.38 për qind dhe në veri të Mitrovicës 7.09 për qind.

Ndërkaq, në Graçanicë deri në orën 15 kanë votuar 39.9 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, në Partesh 50 për qind, në Ranillug 44.47 për qind, në Kllokot 48.29 për qind, në Shtrpcë 45 për qind dhe në Novobërdë 40.50 për qind.

Vendvotimet në gjithë Kosovën do të jenë të hapura deri në orën 19.
XS
SM
MD
LG