Ndërlidhjet

Gjashtë të vrarë nga sulmet në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Sulmet e sotme në Irak kanë lënë gjashtë të vrarë, në mesin e të cilëve pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe një civil, raporton AFP.

Viktimat u shënuan në sulme me bomba dhe gjuajte armësh në Irakun verior dhe në Bagdad.

Nga dhuna e ushtruar në këtë vend, kanë mbetur të vdekur rreth 5,450 persona që nga fillimi i vitit, duke shënuar kështu periudhën më të përgjakshme që nga viti 2008.

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për thellim të bashkëpunimit në luftën kundër sulmeve militante.
XS
SM
MD
LG