Ndërlidhjet

Prokuroria: 14 lëndë për kundërvajtje në zgjedhje


Ilustrim/Zgjedhjet lokale, 3 nëntor 2013

Ilustrim/Zgjedhjet lokale, 3 nëntor 2013

Koordinatorja për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit Laura Pula, ka deklaruar se, deri në orën 16:30, në nivel të Kosovës janë hapur 14 lëndë kundër 24 personave, prej të cilëve 21 janë ndaluar, ndërkaq 3 të tjerëve iu është shqiptuar masa e paraqitjes në polici.

“Një person është ndaluar në Istog dhe një tjetër në Pejë, për cënim të përcaktimit të lirë të votuesve. Dy persona janë ndaluar në Gjilan, tre në Gjakovë dhe tre në Graçanicë, për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin", ka thënë Pula.

"Në Graçanicë janë ndaluar edhe dy persona të tjerë për pengim të procesit të votimit dhe lajmërim apo kallëzim të rremë”, ka specifikuar, mes të tjerash, koordinatorja Pula.
XS
SM
MD
LG