Ndërlidhjet

Ndërpritet votimi në një qendër votimi në veri, Vuçiq kërkon intervenim


Zv.Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq
Zv.Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq
Në disa vendvotime në veri të Mitrovicës, të stacionuara në një qendër votimi, ekstremistët serbë kanë ndërprerë votimet, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, ekstremistët me maska në koka kanë thyer kutitë e votimit në shkollën fillore “Sveti Sava”.

Në këtë shkollë, ndodhen 16 nga 33 vendvotimet, sa ka në veri të Mitrovicës.

Incidenti ka ndodhur kur një numër i madh i votuesve ka dalë në votime.

Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës, ndërsa votimi është ndërprerë.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të drejtën që Serbia të intervenojë dhe t’i japë 45 minuta për të qetësuar situatën.
XS
SM
MD
LG