Ndërlidhjet

Daçiq: Votoni, përkundër presioneve


Kryeministri serb, Ivica Daçiq

Kryeministri serb, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë, sidomos atyre në veri, që edhe përkundër presioneve dhe kërcënimeve, të dalin në zgjedhjet lokale dhe në këtë mënyrë të krijojnë pushtetin e tyre dhe Asociacionin e komunave serbe.

“Fati i serbëve në Kosovë duhet të jetë në duart e tyre dhe jo në duart e Hashim Thaçit”.

“Të bëjmë diçka për interesat tone dhe jo për të gëzuar armiqtë e serbëve”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, serbët në Kosovë nuk do të mund të mbijetojnë pa ndihmën e Serbisë dhe “Serbia mund t’iu ndihmojë vetëm nëse mbështesin qëndrimin e udhëheqjes shtetërore dhe zgjedhin pushtetin e tyre”.
XS
SM
MD
LG