Ndërlidhjet

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media ka thënë se gjatë sulmit të një grupi serbësh në qendrën e votimit, në shkollën “Sveti Sava”në veri të Mitrovicës, mund të ketë edhe të plagosur.

Ai ka thënë se aktualisht vëzhguesit janë larguar, pasi që sulmi ndaj kësaj qendre ishte i planifikuar, ku një grup i caktuar kishte përdorur edhe gaz lotsjellës dhe ishin dëgjuar të shtëna armësh.

Pas orës 17:30 e tutje ai ka thënë se nuk ka më informacion nga kjo qendër, pasi që vëzhguesit dhe komisionarët tashmë janë larguar për shkaqe sigurie. Nga kjo qendër është larguar edhe stafi i OSBE-së që ka organizuar votimet, kurse kutive e votimeve, sipas njoftimeve të këtij misioni janë dëmtuar .

Sulmi ndaj qendrës së votimit “Sveti Sava” ka ndodhur rreth orës 17 e 15 minuta.

Bojkotuesit mbikëqyrin vendvotimet

Përfaqësuesit e shtabit për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, kanë deklaruar se janë duke i mbikëqyrur të gjitha vendvotimet në veri të Kosovës.

Sipas tyre, kjo mbikëqyrje nuk po bëhet për të kërcënuar votuesit potencial, por sepse ata posedojnë informata se vendvotimet mund të sulmohen me qëllim që të fajësohet vetë Shtabi për bojkotimin e zgjedhjeve.

Nebojsha Joviq, përfaqësues i këtij shtabi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për një gjë e tillë, sipas informatave që posedojnë, mund të ndodhë në ndodhë në orët e vona të pasdites.

“Ka indikacione, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme dhe për këtë dua të tërheq vëmendjen, sepse kemi informata konkrete që nëse përqindja e votuesve mbetet e vogël, atëherë në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje, mund të presim sulm nga disa njerëz me ‘fantom kapela’, të cilët do të dalin me shkopinj bejsbolli...kështu flitet, dhe se do të shkatërrojnë vendvotimet dhe mbase edhe t'i sulmojnë njerëzit në këshillat zgjedhore”, ka theksuar Joviq.

Sipas tij, Shtabi kundër zgjedhjeve, po i mbikëqyr vendvotimet për çdo eventualitet, në mënyrë që të ketë dëshmi se ata nuk do t’i cenojnë vendvotimet. Sipas tij, pritet që këtë ta bëjnë ata të cilëve nuk iu konvenon ,siç ka thënë ai, fakti se në zgjedhje nuk kanë dalë mjaft votues, duke përmendur këtu si të mundshme edhe xhandarmerinë serbe, por edhe Policinë e Kosovës, si instrumente të autoriteteve në Serbi dhe në Kosovë.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG