Ndërlidhjet

Gjermani: Gjenden qindra vepra arti të vjedhura nga nazistët


Një nga pikturat e Pablo Picasso-s/Ilustrim
Një nga pikturat e Pablo Picasso-s/Ilustrim
Një revistë gjermane raporton se rreth 1, 500 punime të vjedhura nga naizistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshirë piktura të Picassos e Matisses, janë zbuluar në një apartament në Mynih.

E përjavshmja “Focus” thotë se shuma e përafërt e këtyre pikturave mund të shkojë deri në një milliard euro.

Pikturat u gjetën në një paratment që i takonte të birit të një koleksionuesi të artit, i cili i kishte blerë veprat rreth viteve 1930 dhe 1940.

Koleksioni përfshin shumë nga piktorët e famshëm të shekullit njëzet, mes të cilëve edhe të piktorët gjermanë Emil Nolde, Franz Marc, Max Beckmann dhe Max Libermann.

Nazistët kishin marrë me dhunë shumë vepra arti nga hebrenjtë, ose i kishin detyruar ata që t’i shisnin ato me çmimi më të ulët se çmimi i tregut.
XS
SM
MD
LG