Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga dënon aktet e dhunshme në veri


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet komunale dhe mbarëvajtjen e tyre demokratike, të përgjegjshme dhe të lirë.

Në një komunikatë për mediat, zonja Jahjaga megjithatë ka shprehur "indinjatën e thellë dhe ka dënuar fuqishëm frikësimin dhe pengimin e qytetarëve të komunitetit serb, që jetojnë në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale dhe për të shprehur në mënyrë të lirë vullnetin e tyre qytetar".

"Parandalimi, frikësimi, shantazhimi i qytetarëve dhe dhuna e shfaqur në disa vendvotime nga grupe të caktuara në pjesën veriore të territorit të vendit, është në kundërshtim me parimet demokratike në shoqëri, pengon procesin e ndërtimit të një shteti gjithërfshirës dhe tolerant si dhe cenon rrugën e integrimit evropian të vendit", ka thënë zonja Jahjaga.


Duke i cilësuar si të patolerueshme aktet e dhunshme, presidentja ka thënë se "aktet e tilla do të pasohen me veprim të shpejtë të mekanizmave të sigurisë me qëllim të vendosjes së rendit dhe të qetësisë dhe të sundimit të ligjit, aq shumë të nevojshëm e të domosdoshëm për këtë pjesë të vendit".
XS
SM
MD
LG