Ndërlidhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet preliminare gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar kryetarja, Valdete Daka.

Gjatë një konference të mbajtur pak para orës 3 të mëngjesit, ajo ka thënë se rezultatet preliminare nuk mund të shpallen përderisa në disa komuna ka një garë ende të paqartë rreth balotazhit.

Kurse në lidhje me komunat veriore, Daka nuk ka mundur të japë një përgjigje të saktë se si do të konsiderohen zgjedhjet e atjeshme, pas incidenteve që ndodhën në ditën e votimit.
XS
SM
MD
LG