Ndërlidhjet

Siri: Grupi opozitar - parakushte për bisedimet e paqes


Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Siri
Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Siri
Grupi kryesor opozitar në Siri, Koalicioni Kombëtar Sirian, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara në Gjenevë për arritjen e paqes, pa orar të qartë të largimit të presidentit, Bashar al-Assad, nga pushteti.

Këto komente i ka bërë lideri i grupit opozitar, Ahmed al-Jarba, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe, dje në Kajro të Egjiptit.

Jarba, poashtu, ka thënë se Koalicioni Kombëtar Sirian nuk mund ta pranoj praninë e “Iranit okupator” në tryezën e bisedimeve.

Konferenca për arritjen e paqes, Gjeneva 2, që tashmë ka shënuar shtyrje të gjatë, ka për qëllim ta filloj procesin politik për përfundimin e luftës civile në Siri, nga e cila deri tash janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

Ka pasur raporte se konferenca është shtyrë disa herë për shkak të mospajtimeve ndërmjet fuqive botërore, ndarjeve ndërmjet opozitës dhe për shkak të qëndrimeve të papajtueshme të regjimit të presidentit Bashar al-Assad dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG