Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet mëshira ndaj Snowdenit


Edward Snowden (majtas) me politikanin gjerman Hans-Christian Stroebele
Edward Snowden (majtas) me politikanin gjerman Hans-Christian Stroebele
Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit më të lartë në Shtetet e Bashkuara, po e refuzojnë kërkesën për mështirë nga ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, i cili është në ikje në Rusi.

Këtë kërkesë, Edward Snowden, e kishte bërë në një letër dhënë një politikani gjerman, i cili ishte takuar me Snowdenin në Rusi, gjatë javës së kaluar.

Snowden tha se ishte i gatshëm të dëshmojë para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për tu dhënë dritë “shkeljeve të mundshme serioze”.

Këshilltari në Shtëpinë e Bardhë, Dan Pfeiffer, tha se Snowden e ka shkelur ligjin amerikan dhe duhet të kthehet për tu ballafaquar me drejtësinë.

Senatorja Dianne Feinstein, kryesuese e Komitetit të Inteligjencës të Senatit, tha se Snowden ka bërë “dëm të madh” për vendin e tij.

Snowdenit i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi.

Ai në Shtetet e Bashkuara është i akuzuar për spiunim.
XS
SM
MD
LG