Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Protestë masive afër Ambasadës së SHBA-ve


Protesta antiamerikane në Teheran

Protesta antiamerikane në Teheran

Një numër i madh i iranianëve po demonstrojnë sot afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Teheran, duke e shënuar përvjetorin e zhvillimeve të vitit 1979.

Mediat e Iranit raportojnë se protestuesit e linjës së fortë po mbajnë mbishkrime kundër Shteteve të Bashkuara, i valojnë flamujt iranianë, dhe brohosirin “Vdekje Amerikës”.

Ky tubim është një ngjarje vjetore, por vëzhguesit thonë se këtë vit ka rëndësi më të madhe, pasi protestuesit po shprehin kundërshtim ndaj pëprjekjeve nga presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, për t’i zbutur raportet me vendet perëndimore lidhur me programin atomik të Iranit.

Në nëntor të vitit 1979, pas Revolucionit Islamik, studentët iranianë e shkatërruan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Me këtë rast amerikanët e zënë janë mbajtur të rrëmbyer për 444 ditë.
XS
SM
MD
LG