Ndërlidhjet

Moskë: Disa të arrestuar gjatë marshit të Ditës së Unitetit


Pamje nga marshi i Ditës së Unitetit, Moskë,

Pamje nga marshi i Ditës së Unitetit, Moskë,

Mijëra nacionalistë rusë kanë marshuar rrugëve të Moskës, dhe shumë nga ta janë arrestuar nga policia, pas refuzimit për t’i hequr maskat e zeza dhe flamujt nacionalistë me ngjyrat zi, verdh dhe bardh.

Demonstruesit brohoritën, “Rusë, bashkohuni!”.

Autoritetet e Moskës e kishin sanksionuar marshimin, derisa ngjarje të ngjashme u organizuan edhe në qytete të tjera ruse.

I ashtuquajturi “Marshi Rus”, një ngjarje vjetore që përkon me Ditën e Unitetit, është shënuar më përpara me sulme kundër minoriteteve etnike dhe punëtorëve migrantë nga Azia Qëndrore dhe Kaukazi.

Lideri i njohur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, nuk morri pjesë në marsh, por tha se ende mendon që Rusia duhet të pastrohet nga migrantët.

Marshimi i sivjetmë vjen tri javë pas protestave të dhunshme kundër migrantëve, të cilat u zhvilluan në Moskë.
XS
SM
MD
LG