Ndërlidhjet

Tre të vrarë në Dagestan


Pamje nga Makhachkala, Dagestan

Pamje nga Makhachkala, Dagestan

Tre burra, të përshkruar nga autoritetet si militantë, janë vrarë në Republikën e Dagestanit, në Kaukazin Verior të Rusisë.

Komitetit Kombëtar për Kundërterrorizëm i Rusisë ka thënë se anëtarët e dyshuar të grupit të armatosur ilegal, janë vrarë të hënën gjatë një operacioni kundër tërrorizmit afër fshatrave Kuma dhe Kundy.

Policia thotë se po punon në identifikimin e të vrarëve dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve eventualë të tyre.

Kaukazi Verior është kthyer në rajonin më të dhunshëm rus, gjatë viteve të fundit.

Sulmet kundër zyrtarëve, gjykatësve dhe forcave të sigurisë, janë shpesh të lidhura me krimin e organizuar ose kryengritësit islamnikë.

Pas luftërave seperatiste në Çeçeni në mes të viteve të ’90-ta dhe në fillim të viteve 2000, militantët islamikë kanë depërtuar me akvitetet e tyre në republikat e Kaukazit Verior, si Dagestani dhe Ingushetia.
XS
SM
MD
LG