Ndërlidhjet

Kerry e cilëson Arabinë Saudite, aleat esencial


Sekretari amerikan, John Kerry gjatë takimit me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, Riad

Sekretari amerikan, John Kerry gjatë takimit me Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, Riad

Sekretari amerikan i Shtete John Kerry e cilësuar Arabinë Saudite, si një “aleat shumë, shumë të rëndësishëm”, para takimit më Mbretin Saudit Abdullah dhe Ministrin e Jashtëm, Princin Saud al-Faisal, gjatë ditës së sotme.

Në përpjekjet për t’i zvogëluar diferencat në qëndrimet me Arabinë Saudite, Kerry ka vlerësuar rolin e këtij vendi si një “aktor i rëndësishëm” në sigurinë në Lindje të Mesme.

Kerry i ka bërë këto komente para punonjësve të ambasadës amerikane në Riad, të hënën, si pjesë e turneut të tij në Lindje të Mesme, Afrikë Veriore dhe Evropë.

Ai ka shtuar se është esenciale që Uashingtoni dhe Riadi të punojnë së bashkë në çështjet e Lindjes së Mesme.

Zyrtarët sauditë, janë të pakënaqur me mungesën e veprimit amerikan në lidhje me rastin e Sirisë, me qëndrimin amerikan ndaj Iranit dhe Egjiptit, si dhe dallimet në qëndrime sa i përket Palestinës.

Kerry e ka vizituar të dielen Egjiptin, në ditën e parë të turneut njëmbëdhjetë ditor, i cili përfshin vizita në Poloni, Izrael, Bregun Perëndimor, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeri dhe Marok.
XS
SM
MD
LG