Ndërlidhjet

Obama i kërkon Senatit ta miratojë ligjin kundër diskriminimit


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë thirrje Senatit që të kalojë një ligj, i cili iu ndalon kompanive që të bëjnë diskriminime kundër homoseksualëve.

Në një shkrim të publikuar në huffingtonpost.com, presidenti Obama e ka cilësuar diskriminimin në vend të punës të këtij komuniteti, si “fyes” dhe ka shtuar se “kush është një individ dhe kë dashuron ai ose ajo, nuk duhet të përbëjë arsye për ofendime në mjediset e punës”.

Obama ka thënë se Kongresi duhet ta miratojë këtë ligj, të njohur si Ligji për Mos-Diskriminim në Punësim, në mënyrë që punëtorët të vlerësohen vetëm “për kapacitetin e tyre për t’i kryer si duhet detyrat profesionale”.
XS
SM
MD
LG