Ndërlidhjet

logo-print

Tri ditë burg, sepse kërkoi largimin e Lukashenka-s


Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka

Një pensioner nga qyteti juglindor i Bjellorurisë, Homel, ka marrë masën e dënimit prej tri ditësh burg, pasi kishte veshur një bluzë, që bartte një slogan i cili kërkonte dorëheqjen e presidentit Lukashenka.

Yury Robtsou, u shpall fajtor të hënën, për mosrespektimin e urdhërave të policisë.

Ai kishte marrë pjesë në një marshim për nder të paraardhësve, të mbajtur në Minsk, të shtunën.

Bluza e tij mbante sloganin i cili thoshte, “Lukashanka, largohu!”.

Policia e arrestoi atë, pas refuzimit për ta hequr bluzën.

Gjatë procesit gjyqësor në Minsk, Rubtsou ka rikujtuar se Lukashenka kishte deklaruar më heret se do të tërhiqej, nëse këtë ia kërkonin qytetarët bjellorusë.

“Prandaj, unë i kërkova të largohej”, ka thënë ai, në mbrojtje.

Lukashenka, i cili është në krye të vendit që nga vitit 1994, është akuzuar nga organiztata e të drejtave të njeriut për qeverisjen e tij autoritare.
XS
SM
MD
LG