Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Liderët opozitarë, para drejtësisë


Ilustrim, Flamuri i Azerbajxhanit

Ilustrim, Flamuri i Azerbajxhanit

Dy liderë opozitarë në Azerbajxhan, po përballen me gjykatën, në qytetin Saki.

Ilqar Mammadov dhe Tofiq Yaqublu, u arrestuan në shkurt, nën akuzat për organizim të trazirave në qytetin Ismaylli, në vëri te Baku-s.

Më 23 janar, mijëra rezidentë të qytetit Ismaylli, kërkuan dorëheqjen e guvernatorit të distriktit dhe dogjën rezidencën dhe veturën e tij.

Dy politikanët e arrestuar, arriten në këtë qytet një ditë më pas, dhe kërkuan mosbindje civile.

Human Rights Watch ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të tyre, ndërsa qindra qytetarë u mblodhën afër gjykatës, e cila ishte e dominuar nga policët.
XS
SM
MD
LG