Ndërlidhjet

Kerry takon homologun e tij saudit


Sekretari, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm saudit, princi, Saud al-Faisal

Sekretari, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm saudit, princi, Saud al-Faisal

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është takuar me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Saud al-Faisal në Riad, dhe ka nënvizuar se të dyja vendet mund të mos pajtohen në taktika por janë të bashkuar sa i përket qëllimeve që ndjekin.

Pas takimit të sotëm me Kerry-n, Faisal ka thënë se të dyja vendet “po diskutojnë mbi çështjet e rëndësishme në Lindje të Mesme”.

Faisal ka kritikuar rolin e Iranit në Siri dhe i ka bërë thirrje Teheranit, që të heqë dorë nga ndihma që po i jep regjimit të Bashar al-Assadit.

Ministri saudit, ka thënë se bisedimet për paqen në Siri nuk mund të vazhdojnë pafundësisht dhe ka bërë thirrje për bërjen e Lindjes së Mesme, një zonë të lirë nga armët bërthamore.

Kerry i ka mbështetur komentet e Fasal-it, duke thënë se të dyja vendet po përgatiten për bisedimet e paqës së Sirisë, dhe ka përsëritur se SHBA-ja mbetet e vendosur që të mos e lejojë Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Kerry është takuar edhe me Mbretin Abdullah.
XS
SM
MD
LG