Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Rritet numri i të pastrehëve


Pamje nga luftime në Siri

Pamje nga luftime në Siri

Kombet e Bashkuara kanë bërë publike të hënën se është shënuar rritje e ndjeshme e numrit të të pastrehëve, si pasojë e konfliktit në Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Sipas të dhënave të OKB-së, numri i sirianëve pa strehrë mbi kokë është rritur për 30 %, si pasojë e luftimeve dhe valëve të ndryshme të dhunës në këtë vend.

Valerie Amos, shefe për çështje humanitare e OKB-së, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, se 6.5 milionë njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, dhe rreth 9.3 milionë të tjerë kanë nevojë për ndihma nga jashtë në mënyrë që të mund të mbijetojnë.
XS
SM
MD
LG