Ndërlidhjet

Bjellorusia së shpejti me central atomik


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar një dekret, i cili autorizon ndërtimin e centralit të parë nuklear në këtë vend.

Mediet në Bjellorusi kanë raportuar për nënshkrimin e dekretit, dhe kanë shtuar se një degë e kompanisë atomike shtetërore ruse tashmë e ka rrugën e hapur për fillimin e ndërtimit të centralit.

Centrali, i cili pritet të ndërtohet në afërsi të kufirit me Lituaninë, do të ketë mundësi të gjenerojë rreth 2.4 gigawatë, energji elektrike.

Pjesa e parë e centralit pritet të funksionalizohet në vitin 2017, ndërsa e dyta në vitin 2018.
XS
SM
MD
LG