Ndërlidhjet

Mardhënia Iran-SHBA dominohet nga “mosbesimi”


Pamje nga protesta antiamerikane në Teheran, 4 nëntor
Pamje nga protesta antiamerikane në Teheran, 4 nëntor
Një zyrtar amerikan ka thënë se mardhëniet SHBA-Iran vazhdojnë të karakterizohen nga një “mosbesim” i thellë, pas protestës antiamerikane të mijëra personave në Teheran.

Turma të iranianëve marshuan jashtë ndërtesës së ish-ambasadës amerikane në këtë vend, për të shënuar ngjarjet e vitit 1979.

Vëzhguesit thonë se kjo ditë, e cila shënohet çdo vit, sivjet pati vlerë të veçantë meqë protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre rreth planit të presidentit Rohani për t’i zbutur mardhëniet me perëndimin, rreth programit bërthamor të Iranit.

Zv.zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, tha se numri i madh i protestuesve në protestën e së hënës, tregon për thellësinë e problemeve të vjetra në mes të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG