Ndërlidhjet

Kerry në Poloni për të diskutuar rreth sigurisë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtete John Kerry ka arritur në Poloni, në ditën e dytë të turneut të tij njëmbëdhjetë ditor në Lindje të Mesme, Afrikë Veriore dhe Evropë.

Kerry pritet të diskutojë me partnerët polakë rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërtimit të një mburoje antiraketore në Evropë.

Vizita e Kerryt vjen në kohën e një zemërimi në mbarë Evropën rreth përgjimeve amerikane.

Ndërkohë, para vizitës në Poloni, Kerry ishte në Arabinë Saudite ku u përpoq të qetësonte mardhëniet me këtë vend, pas disa mospajtimeve rreth çështjes së Iranit dhe Sirisë.
XS
SM
MD
LG