Ndërlidhjet

logo-print

Sharif: Paqja nuk do të arrihet me dhunë të shfrenuar


Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka tërhequr vërejtjen se paqja nuk mund të arrihet përmes “shpërdorimit të forcës”, në fjalimin e tij të parë publik që nga koha kur një sulm i telekomanduar amerikan la të vdekur kreun e talibanëve pakistanezë në këtë vend, Hakimullah Mehsud.

Duke folur pas një ushtrimi ushtarak në prvincën Punxhab, ai tha se qeveria e tij është e përkushtuar që të zvogëlojë shkallën e dhunës në Pakistan.

Por ai shtoi, se “kjo nuk do të mund të arrihet duhet shfrenuar dhunën, pa provuar fillimisht që t’i fusë në rrjedhat normale shoqërore, ato grupacione të shoqërisë të cilat aktualisht janë të përfshira në veprime ekstremiste”.

Në lidhje me vrasjen e Mehsud, Ministri i Brendshëm pakistanez, Chaudhry e kishte akuzuar SHBA-në për sabotim të përpjekjeve për paqe.

SHBA është shprehur të jetë “e ndjeshme” sa i përket ketyre shqetësimeve të palës pakistaneze.
XS
SM
MD
LG