Ndërlidhjet

Irak: Miratohet ligji i ri zgjedhor


Ilustrim

Ilustrim

Ligjvënësit irakianë kanë miratuar një ligj të ri zgjedhor, pas shumë javësh debate, duke mundësuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve vitin që vjen.

votimit të së hënës, kreu i parlamentit Usama al-Nujaifi, tha , “Ligji i ri është miratuar me konsensus, çka e bën atë të mirë për të gjithë”.

Miratimi i ligjit ishte shtyrë vazhdimisht, për shkak të mospajtimeve në mes të arabëve dhe kurdëve etnikë, të cilët qeverisin rajonin e tyre në veri të vendit.

Miratimi i ligjit shihet si një test esencial për këtë vend, i cili vuan nga ngërçe politike dhe rritje të ndjeshme të dhunës sektare.
XS
SM
MD
LG