Ndërlidhjet

SHBA: Ligji kundër diskriminimit kalon testin e parë në Senat


Ndërtesa e Senatit Amerikan, Uashington

Ndërtesa e Senatit Amerikan, Uashington

Një ligj, i cili ndalon diskriminimin në vend të punës, mbi bazën e orientimit seksual dhe identitit gjinor, ka kaluar rrethin e parë në Senatin amerikan.

Senati i dominuar nga demokratët ka votuar me një rezultat 61-30 të hënën, për ta hapur debatin rreth legjislacionit të ri.

Ligji pritet të fitojë mbështetjen finale në Senat, këtë javë, 17 vjet pasi ky institucion refuzoi një ligj të ngjashëm.

Megjithatë, fati i mëtejmë këtij ligji, në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga republikanët, mbetet i paqartë.

Në një shkrim të publikuar në huffingtonpost.com, presidenti Obama ka bërë thirrje për miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm.
XS
SM
MD
LG