Ndërlidhjet

India lanson sot misionin e saj të parë për në Mars


Ilustrim

Ilustrim

India po bëhet gati të lansojë një anije kozmetike për në Mars, me synimin që të bëhet i vetmi vend aziatik që arrin deri në Planetin e Kuq.

Një anije indiane, e emërtuar “Misioni Mars Orbiter”, pritet të lansohet në orën 10:08 sipas kohës lokale në Kosovë.

Asaj do t’i duhet të udhëtojë 780 milionë kilometra, për më shumë se 300 ditë, që ta arrijë Marsin, në shtator të vitit 2014 dhe ta studiojë atmosferën e këtij planeti.

Nëse misioni arrihet me sukses, India do të jetë vendi i katër në botë që arrin të shkelë në Mars, pas Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Evropës

India shpreson që projekti i saj 80 milionë dollarësh, t’i japë shtysë teknologjisë së saj hapësinore.
XS
SM
MD
LG