Ndërlidhjet

logo-print

KE, jep sot vlerësimin për ekonominë evropiane


Selia e Komisition Evropian, Bruksel

Selia e Komisition Evropian, Bruksel

Komisioni Evropian pritet të prezantojë vlerësimin e saj më të ri për gjendjen e ekonomisë së eurozonës dhe unionit më të gjërë 28 anëtarësh, raporton DPA.

Analistët presin që eurozona të shënojë një rritje modeste në vitin 2014, pas rimëkëmbjes 18 mujore.

Komisioni do të japë edhe shifrat e fundit të deficitit buxhetor për vendet anëtare, me theks të veçantë tek vendet si Italia, borxhi i së cilës tejkalonte kufizime financiare të Bashkimit Evropian.

Parashikimi i sotëm i Komisionit, vjen dy ditë para se Banka Qëndrore Evropiane të mbajë takimin e saj mujor për vendosjen e përqindjeve të interesit, në kohën kur kjo e fundit po përballet me presione për ta ulur këtë përqindje, në mënyrë që të stimulohet ekonomia evropiane.
XS
SM
MD
LG