Ndërlidhjet

Njujorkezët zgjedhin sot të parin e qytetit


Nju Jork, SHBA
Nju Jork, SHBA
Miliona njujorkezë do t’ju drejtohen kutive të votimit gjatë ditës së sotme, për ta zgjedhur kreun e qytetit, pas Bloomberg-ut.

Kandidati më i fortë konsiderohet të jetë demokrati Bill de Blasio.

Sipas “The Wall Street Journal”, de Blasio, ka potencial për një kryesim prej 41 pikësh në krahasim me kandidatin republikan Joe Lhota, duke bërë që de Blasio të jetë kandidati i parë demokrat me potencial real për fitore, që nga viti 1989.

Nëse zgjidhet kreu i 109 i Nju Jorkut, 52 vjeçari, de Blasio, premton të rrisë taksat për të financuar kopshte për fëmijë për të gjitha kategoritë, programe jashtëshkollore si dhe ndërtimin e rreth 200 mijë njësive të përballueshme të banimit.

Kreu në largim i Nju Jorkut, republikani i kthyer në politikan të pavarur, Bloomberg, konsiderohet një nga njerëzit më transformues që ka shërbyer ndonjëherë në krye të këtij qytetit.

Gjatë qeverisjes së tij, në Nju Jork është shënuar rënie e vazhdueshme e shkallës së kriminalitetit, ndërsa politikat e tij agresive pro shëndetit, siç është ndalimi i duhanit nëpër restorane, janë kopjuar edhe nga shumë qytete të tjera.
XS
SM
MD
LG