Ndërlidhjet

Paris: Kthehen trupat e gazetarëve të vrarë në Mali


Gazetarët e vrarë, Ghislaine Dupont dhe Claude Verlon
Gazetarët e vrarë, Ghislaine Dupont dhe Claude Verlon
Trupat e dy gazetarëve francezë të vrarë në Mali, kanë arritur sot në Paris.

Të vrarët, Ghislaine Dupont, 57 vjeçare dhe Claude Verlon, 55 vjeçar, punonin për Radio France Internationale.

Ata u kapën dhe u vranë, nga grupe të cilat, Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius i ka quajtur “terroriste”, në verilindje të qytetit Kidal, ditën e shtunë.

Ai ka thënë se forcat franceze dhe ato të Malit, kanë filluar të marrin në pyetje të dyshuarit.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për rastin.

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, ka bërë thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për t’i gjetur fajtorët.

Në ish-koloninë franceze ka pasur një rritje të shkallës së dhunës, me ç’rast Franca pati dërguar trupat e veta më heret gjatë vitit, për t’i larguar rebelët, të cilët kishin pushtuar veriun e vendit.
XS
SM
MD
LG