Ndërlidhjet

Nisma “Srpska” pret të formojë pushtetin në komunat jugore të banuara me serbë


Pamje nga zgjedhjet në Graçanicë

Pamje nga zgjedhjet në Graçanicë

Kandidati i Nismës Qytetare “Srpska” për kryetar komune në Graçanicë, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar për televizionin shtetëror serb se pret që kandidatët e kësaj Nisme të marrin pushtetin vendor në gjashtë komunat me shumicë serbe, që gjenden në jug të lumit Ibër.

"Ne do të formojmë pushtetin në të gjitha komunat, kjo është e qartë, e vetmja pyetje është se në cilat komuna do të shkojmë në rrethin e dytë, meqë presim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”, ka thënë Stojanoviq.

Ai ka thënë se rezultatet përfundimtare edhe mund të ndryshojnë, sepse po numërohen votat me kusht dhe ato që kanë ardhur nga Serbia.
XS
SM
MD
LG