Ndërlidhjet

Raportohet se Tolokonnikova është në gjendje të sigurtë


Nadezhda Tolokonnikova

Nadezhda Tolokonnikova

Ombudspersoni i Rusisë, ka thënë se është siguruar që e burgosura e grupit performues Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova është në gjendje të sigurtë dhe ndodhet rrugës për në një njësi të re për vuajtjen e dënimit.

Vladimir Lukin, i dërguari presidencial i Rusisë për të drejtat e njeriut, i ka thënë të martën Interfaxit, se është informuar nga zyrtarët rusë që gjendja shëndetësore e Tolokonnikovas është “e kënaqshme” dhe se ajo do të arrijë së shpejti në një burg të ri.

Deklarata e Lukinit vjen në kohën derisa mbështetësit e Tolokonnikovës po bëjnë trysni të vazhdueshme për të marrë më shumë informata për gjendjen e saj.

Familjarët e Tolokonnikovës thonë se nuk kanë marrë asnjë lajm prej saj, që nga koha kur ajo u largua nga njësia për vuajtje të dënimit në Mordovia, muajin e kaluar, pas kërkësave të saj për t’u transferuar në një tjetër burg.

Tolokonnikova u burgos pas një proteste kundër presidentit Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG