Ndërlidhjet

Indi: Lansohet me sukses misioni për në Mars


Pamje nga anija kozmike e lansuar për në Mars, Indi

Pamje nga anija kozmike e lansuar për në Mars, Indi

India ka lansuar me sukses misionin e saj të parë për në planetin Mars, duke u bërë vendi i parë në Azi dhe i katërti në botë, që ia mësynë Planetit të Kuq.

Në orën 10:08, sipas kohës lokale në Kosovë, anija kozmike indiane, është nisur nga lokacioni në juglindje të Indisë në rrugëtimin e gjatë 780 milionë kilometra, me synimin që ta arrijë Marsin pas 300 ditësh.

India shpreson që përmes këtij misioni, t’i japë shtysë teknologjisë së saj hapësinore.
XS
SM
MD
LG