Ndërlidhjet

Kerry: Çështja e Sirisë duhet të zgjidhet me rrugë paqësore


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se konflikti në Siri nuk do të zgjidhet përmes rrugëve ushtarake.

Duke folur gjatë ditës së sotme në Varshavë, Kerry ka thënë se edhe regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad edhe pala opozitare, duhet të jenë të përkushtuara për të marrë pjesë në bisedimet e paqes së Gjenevës.

Kerry i ka bërë këto komente, në kohën kur i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi, po përgatitet të organizojë një konferencë të paqes për Sirinë, në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG