Ndërlidhjet

Taxhikistan: Bllokohet Youtube, një ditë para zgjedhjeve


Ilustrim

Ilustrim

Youtube, si dhe një portal online joqeveritar, janë të paqasshme për një pjesë të qytetarëve në Taxhikistan, në vigjilie të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Ofruesit e shërbimeve të internetit në Taxhikistan, i kanë thënë Evropës së Lirë, se bllokimi i Youtube dhe faqes Ozodagon, janë urdhëruar nga Shërbimi Shtetëror për Komunikimin.

Zyrtarët e këtij shërbimi nuk kanë qenë të gatshëm të prononcohen.

Gjashtë kandidatë presidencialë, përfshirë presidentin aktual Emomali Rahmon, janë regjistruar zyrtarisht për zgjedhjet e 6 nëntorit.

Muajin e kaluar, misioni monitorues i OSBE-së, ka kritikuar mediet shtetërore për fokusin e tyre ekskluziv në Rahmonin dhe injorimin e kandidatëve të tjerë.

Në tetor, edhe Human Rights Watch ka kritikuar autoritetet në Taxhikistan për krijimin e barrierave për kandidaten opozitare Oinihol Bobonazarova.
XS
SM
MD
LG